SHBA-ja thirrje Evropës dhe Kosovës: Lidhni marrëdhënie me Tajvanin

13 gusht 2021 | 11:57

Shtetet e Bashkuara të Amerikës në dy muajt e fundi kanë qenë jashtëzakonisht të zëshme kundër Kinës dhe në mbështethje të hapur me Tajvanin.

Zyrtarë amerikanë në muajt e fundit vazhdimisht u kanë bërë thirrje aleatëve të tyre nëpër botë që të lidhin marrëdhënie me Tajvanin.

Shumica e shteteve të Bashkimit Evropian kanë ndjekur politiken amerikane, duke krijuar Zyra Ekonomike të Tajvanit në shtetet e tyre dhe duke bashkëpunuar sidomos në fushën e ekonomisë.

Javë më parë, Lituania bërëi të ditur se ka lejuar hapjen e Zyrës Ekonomike të Tajvanit në kryeqytetin e saj Vilnius. Kjo ka ngritur tensione shumë të mëdha ndërmjet Lituanisë dhe Kinës. Por, I menjëhershëm ka qenë reagimi amerikan – shteti që po e mbështet Tajvnin në lidhjen e marrëdhënieve sidomos ekonomike me shtete të ndryshme të botës.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Amerikan, Ned Price, u ka bërë thirrje të gjitha shteteve në kontinentin evropian që të ndjekin shembullin e Lituanisë dhe krijojnë mërrdhënie me Tajvanin.

“Ne qëndrojmë me aleatin tonë Lituaninë dhe dënojmë veprimet hakmarrëse të fundit të Republikës Popullore të Kinës duke tërhequr ambasadorin e tyre në Vilnius dhe duke kërkuar që Lituania të tërheqë ambasadorin e saj në Pekin. SHBA-ja mbështet partnerët tanë evropianë që të zhvillojnë marrëdhënie me Tajvanin”, ka thënë zëdhënsi Price.

No description available.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke ndihmuar Tajvanin që të krijojnë grupe të miqësisë në shumë parlamente të botës, duke nxitur bashkëpunimin ekonomik, parlamentar dhe në fusha tjera me Tajvanin.

Shumica e parlamenteve të shteteve të BE-së tashmë kanë formuar grupe të tilla, madje edhe Parlamenti Evropian ka një të tillë, Senati dhe Konresi amerikan po ashtu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjashtë emigrantë, përfshirë katër fëmijë, kanë vdekur nga etja në…