ShBA-ja thotë se është e gatshme për bisedime serioze me Iranin
Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) se “janë të gatshme” të angazhohen pa parakushte në negociata serioze me Iranin.
Zotimi vjen pasi ShBA-ja ka varë komandantin ushtarak të Iranit, Qasem Soleimani, më 3 janar, ndërsa Irani u përgjigj me sulme në bazat amerikane në Irak, këtë javë.
Në një letër dërguar Kombeve të Bashkuara, ShBA-ja ka thënë se vrasja e Soleimanit ka qenë akt i vetëmbrojtjes.
Më herët, Uashingtoni ka thënë se Soleimani ka planifikuar sulme kundër interesave amerikane para se të vritej.
Në letrën dërguar Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ambasadorja amerikane në OKB, Kelly Craft, ka thënë se ShBA-ja është e gatshme të negociojë “me qëllim parandalimin e rrezikimit të mëtejshëm të paqes dhe sigurisë ndërkombëtare”.
Por, ambasadori i Iranit në OKB, Majid Takht Ravanchi, tha se oferta e ShBA-së për bisedime është “e pabesueshme” derisa SHBA-ja vazhdon me sanksione të ashpra kundër ekonomisë së Iranit.
Soleimani është parë si zyrtari i dytë më i rëndësishëm i Iranit, pas udhëheqësit suprem, Ajatollah Ali Khamenei.
Si udhëheqës i forcës Kuds, ai ka qenë arkitekt i politikës së Iranit në rajon.