
ShBA-ja thotë se Rusia ka humbur deri tash 80 mijë njerëz në luftë
09 gusht 2022
| 08:57
Rusia ka pësuar nga 70 mijë deri në 80 mijë vdekje dhe lëndime që nga fillimi i pushtimit ukrainas, raporton ShBA-ja.
Shifrat u raportuan nga nënsekretari i mbrojtjes për politikën, Colin Kahl.
Ukraina pretendon se rreth 42 mijë trupa ruse janë vrarë që nga shpërthimi i luftës në fund të shkurtit, por nuk jep asnjë vlerësim për lëndimet e mundshme.
Rusia, ndërkohë, jep përditësime shumë të rralla për viktimat.