ShBA-ja thotë se Ukraina është ‘gati të ecë përpara’ për armëpushim

10 mars 2025 | 08:09

Administrata Trump beson se udhëheqja e Ukrainës është “gati të ecë përpara” në kërkesën e SHBA-së për një proces armëpushimi me Rusinë, sipas një zyrtari të lartë të Departamentit të Shtetit të SHBA-së.

Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio dhe Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Mike Waltz do të mbërrijnë në Arabinë Saudite për bisedimet e së martës me homologët e tyre ukrainas, raporton BBC.

Presidenti Donald Trump ka rritur presionin ndaj homologut të tij ukrainas Volodymyr Zelensky për të pranuar kërkesat e tij për një armëpushim të shpejtë me Moskën – por pa ndonjë zotim të menjëhershëm për një garanci sigurie nga SHBA.

Dhjetë ditë më parë të dy u përplasën publikisht në Shtëpinë e Bardhë, me Trump që pretendoi se Zelensky nuk ishte gati për t’i dhënë fund luftimeve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari i Shtetit Marco Rubio dhe miliarderi i teknologjisë Elon…