SHBA-ja tregon se çka i gjen ata që shkojnë të luftojnë për Ukrainën

11 mars 2022 | 22:33

Amerikanët që udhëtojnë në Ukrainë dhe luftojnë krah-përkrah forcave ukrainase do të trajtohen nga rusët si “mercenarë” ose luftëtarë të huaj, gjë që i vë ata në një rrezik më të madh keqtrajtimi, bëri të ditur zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit Ned Price gjatë një konference te premten.

Qytetarët amerikanë gjithashtu mund të përballen me ndjekje penale, kapje ose vdekje nga Rusia për luftimin në emër të Ukrainës në luftë, bëri të ditur Price, duke shtuar se SHBA gjithashtu nuk do të jetë në gjendje të evakuojë qytetarët amerikanë nga Ukraina në asnjë moment, raporton CNN.

Qytetarët amerikanë që udhëtojnë në Ukrainë veçanërisht për të marrë pjesë dhe për të luftuar atje përballen me rreziqe të konsiderueshme, përfshirë rrezikun real të kapjes ose vdekjes.

Shtetet e Bashkuara, siç e dini, nuk janë në gjendje të ofrojnë ndihmë për të evakuuar qytetarët amerikanë nga Ukraina, përfshirë edhe amerikanët që mund të vendosin të udhëtojnë në Ukrainë për të marrë pjesë në luftën e vazhdueshme”, tha Price.

Departamenti amerikan i Shtetit inkurajon qytetarët amerikanë që të ndihmojnë Ukrainën në forma “konstruktive” përmes ndihmës humanitare dhe mjeteve të tjera, tha më tej zëdhënësi i DASH-it.

“Ne vazhdojmë t’u bëjmë thirrje qytetarëve amerikanë që të mos udhëtojnë në Ukrainë për hir të sigurisë së tyre, pavarësisht nga qëllimi themelor. Ne vazhdojmë t’i inkurajojmë ata që të orientojnë energjitë e tyre drejt aktiviteteve të sigurta, konstruktive, vullnetare ose të shoqërisë civile”, deklaroi Price. 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qendra Tregtare “Plus Center”, në Ferizaj ka bërë të ditur…