ShBA-ja ul normat e interesit në 0.25 për qind
Shtetet e Bashkuara kanë ulur normat e interesit në pothuajse zero dhe kanë lansuar një program stimulues, në vlerë prej 700 miliardë dollarësh, në përpjekje për ta mbrojtur ekonominë nga efektet e koronavirusit.
Kryetari i Rezervave Federale në ShBA, Jerome Powell, tha se pandemia e koronavirusit ka ndikim “të thellë” në ekonomi. “Parashikimi ekonomik evoluon çdo ditë dhe varet nga përhapja e virusit… Kjo nuk është diçka që dihet”, tha ai.
Rezervat Federale i kanë ulur normat në një gamë prej 0 në 0.25 për qind dhe kanë thënë se do të nisin me blerjen e bonove, një veprim ky që pompon para drejtpërdrejt në ekonomi.
Edhe Banka Qendrore e ShBA-së i ka ulur normat e interesit me gjysmë pike për qind, pas një takimi urgjent. Ky vendim është pjesë e masave të koordinuara, të ndërmarra edhe në Mbretërinë e Bashkuar, Japoni, Eurozonë, Kanada dhe Zvicër. Ndërkaq, tregjet e aksioneve kanë rënë ndjeshëm ditët e fundit nga frika se paraliza ekonomike do t’i shkatërrojë fitimet e korporatave dhe do të nxisë recesion global.