ShBA-ja vlerëson se Rusia ka humbur 20-30 % të ushtarëve dhe mjeteve të blinduara

16 qershor 2022 | 08:36

Gjenerali amerikan Mark Milley ka dhënë një raport rreth luftës në Ukrainë. Ai ka thënë se, bazuar në informacionet e mbledhura nga inteligjenca amerikane, Rusia ka humbur 20-30 % të ushtarëve dhe mjeteve të blinduara që ka dërguar në Ukrainë.

Derisa ministrat e mbrojtjes të vendeve perëndimore janë mbledhur për të diskutuar për konfliktin, Milley tha se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka vlerësuar se 100 nga 200 ushtarë ukrainas vriten çdo ditë.

Megjithatë ka refuzuar të japë hollësi të tjera për arsye të sigurisë. Milley theksoi se Rusia ka humbur shumë ushtarë dhe mjete të blinduara, që besohet se shkojnë nga 20 deri në 30 për qind të forcave që i ka dërguar në Ukrainë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Interi po refuzon ofertat për Milan Skriniar dhe Alessandro Bastoni,…