ShBA-ja: Votimi i demarkacionit konfirmon vendin e Kosovës në Evropë

22 mars 2018 | 13:41

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) nëpërmjet një deklaratë për medie ka përgëzuar qytetarët e Kosovës për ratifikimin e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.

ShBA-ja ka vlerësuar se ratifikimi i demarkacionit është një arritje e rëndësishme që e konfirmon vendin e Kosovës në Evropë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës inkurajojnë Kuvendin dhe Qeverinë që ta shtyjnë Kosovën përpara drejtë sundimit të ligjit, zhvillimit ekonomik, dhe aspiratave të saj euroatlantike.

“Urime popullit të Kosovës për ratifikimin e marrëveshjes për demarkimin e kufirit me Malin e Zi! Ratifikimi është një arritje e rëndësishme që e konfirmon vendin e Kosovës në Evropë. Çdo deputet i Kuvendit që votoi për të ratifikuar këtë marrëveshje, mund të jeni krenar që e dini se keni bërë veprimin e duhur dhe të guximshëm për të mirën e shtetit tuaj. Tani Kuvendi dhe Qeveria e Kosovës duhet të kthejnë vëmendjen e tyre të çështjet tjera nga agjenda e prioriteteve që do ta shtyjnë Kosovën përpara drejtë sundimit të ligjit, zhvillimit ekonomik, dhe aspiratave të saj euroatlantike. Ambasada e Shteteve të Bashkuara do të vazhdojë të përkrahë përpjekjet e qytetarëve të Kosovës për arritjen e integrimit të plotë në familjen evropiane të kombeve”, është thënë në deklaratën për medie të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës lidhur me ratifikimin e marrëveshjes për demarkimin  e kufirit me Malin e Zi.

 

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe pse sukseset, golat, duartrokitjet dhe paratë mund të duken…