ShBA-ja vret liderin e ISIS-it në Siri

12 korrik 2022 | 16:49

Lideri i grupit militant Shteti Islamik në Siri është vrarë të martën në një sulm amerikan me dron, ka bërë me dije Pentagoni.

Maher al-Agal është vrarë derisa po ngiste një motoçikletë në afërsi të Xhindajrisit në Siri. Po ashtu, një prej ndihmësve të tij kryesor është plagosur rëndë, ka thënë për “AFP”-në, zëdhënësi i Komandës Qendrore të Pentagonit, Dace Eastburn.

Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut, ka konfirmuar se Agal është vra në sulmin me dron.

Forcat e Mbrojtjes Civile Siriane kanë thënë se një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur në një sulm që ka pasur për cak një motoçikletë në periferi të Alepos, por këto forca nuk ka bërë me dije identitetin e viktimave.

Ka pak informacione publike për Agal, që sipas Vëzhguesit Sirian ishte guvernator i IS-it për Levantin.

Sulmi me dron vjen pesë muaj pasi ShBA-ja ka kryer një bastisje në qytetin Atme në veri të Sirisë, që përfundoi me vdekjen e liderit të IS-it, Abu Ibrahim al-Qurashi.

Zyrtarët amerikanë kanë thënë se Qurashi ka vdekur pasi ka shpërthyer eksplozivët me qëllim që të shmangte kapjen. /REL/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rey Manaj është zyrtarizuar te klubi i Watford teksa sulmuesi…