ShBA-ja zhvillon bisedimet e para të drejtpërdrejta me talibanët

10 tetor 2021 | 15:49

Zyrtarët amerikanë dhe përfaqësuesit e lartë të talibanëve kanë nisur takimet me përfaqësuesit e talibanit në Doha të Katarit.

Ky është takimi i parë kokë më kokë ndërmjet dy palëve që prej se grupi islamik mori kontrollin e Afganistanit pas tërheqjes së trupave perëndimore.

Por për mediet zëdhënësi i talibanit shprehet se nuk do të bashkëpunojnë me SHBA sa i përket luftës ndaj ISIS, por shton se do të përballen vetë me Daesh-in.”

Zyrtarët amerikanë ende nuk kanë komentuar për takimet, që u mbajtën më te shtunën e të dielën.

Që prej se morën kontrollin e Afganistanit, liderët talibanë dhe të tjerët kanë qenë subjekt i sulmeve vdekjeprurëse, përgjegjësinë e të cilave e ka marrë Shteti Islamik-Khorasan , që është degë lokale e ISIS-it.

Vetëm nga sulmi vetëvrasës jashtë një xhamie shiite në provincën afgane të Kunduzit më 8 tetor, u raportuan mbi 100 persona të vrarë dhe të lënduar.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka reaguar pas deklaratave lidhur…