ShBA-ja zyrtarisht i quan krime lufte veprimet e ushtrisë ruse në Ukrainë
23 mars 2022
| 22:58
“Sot mund t’ju njoftoj se, bazuar në informacionin që ka Qeveria e ShBA-së, besojmë se ushtria ruse ka kryer krime lufte në Ukrainë.
Vlerësimi ynë bazohet në një rishikim të plotë të informacionit të pranuar nga burime publike dhe inteligjente,” tha sekretari Antony Blinken në një deklaratë publike.
Ai shtoi se që nga fillimi i luftës së paprovokuar dhe të padrejtë, presidenti rus Vladimir Putin ka ushtruar dhunë të pamëshirshme, ka vrarë njerëz dhe ka bërë shkatërrime në të gjithë Ukrainën. /Epoka e re/