“SHBA ka merita për armatosjen e ushtrisë së Kosovës ”, Selamanaj i quan injorantë ata që morën merita për “Javelin”
Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka reaguar pasi gjithë partitë politike po provojnë të marrin merita për të mirat që po i ndodhin Kosovës.
Selmanaj duke përmendur çlirimin, krijimin e Ushtrisë së Kosovës, armatosjen dhe synimet për hyrje në NATO, përmend SHBA-në si forcën vendimtare dhe meritore.
Sipas tij, çdo përpjekje për marrje meritash nga kushdo qoftë, tregon injorancë e diletantizëm.
“Çdo përpjekje për marrje meritash nga kushdo qoftë, tregon injorancën dhe nivelin diletantë të përfaqësuesve politikë të vendit. Shteti meriton burrështetas, jo politikan komik!”, ka shkruar ai.
Reagimi i plotë:
Histeri kolektive për marrje meritash!
– Kosova, është çliruar me ndihmën e aleatëve, në veçanti SHBA-ve.
– Kosova, ka marrë vendim për krjimin e Forcës së saj të armatosur, me ndihmën e aleatëve,në veçanti SHBA-ve.
– Kosova, po ndërton strukturat dhe kapacitetet e saj mbrojtëse, me ndihmën e aleatëve, në veçanti SHBA-ve.
– Kosova do bëhet pjesë e NATO-s, vetēm kur për këtë do vendosin aleatët tonë e sidomos SHBA-të.
Kjo lehtë u konfirmua edhe nga Byroja e Çështjeve Politiko-Ushtarake të Departamentit të Shtetit të SHBA, për gazetën Washington Post, kur u pyet për shitjen e raketave kundërtanke të tipit “Javelin”, për forcat e Kosovës.
“ Kjo shitje e propozuar do të mbështesë objektivat e politikës së jashtme dhe sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara duke përmirësuar sigurinë e një partneri evropian i cili është një forcë e rëndësishme për stabilitetin politik dhe ekonomik në Evropë”.
Çdo përpjekje për marrje meritash nga kushdo qoftë, tregon injorancën dhe nivelin diletantë të përfaqësuesve politikë të vendit.
Shteti meriton burrështetas, jo politikan komik!