ShBA kërcënon hapur Turqinë
19 mars 2021
| 20:19
Ambasadori amerikan në Ankara, David Suthefield kishte një kërcënim të qartë, të drejtpërdrejtë për Turqinë lidhur me sistemin raketor rus që ka blerë Erdogan.
“Çështja e S-400-s nuk është një çështje që mund të zgjidhet në një mënyrë dinake. Zgjidhja mund të vijë vetëm nëse Turqia braktis S-400. Sistemi raketor “S-400” është i papajtueshëm” tha ai.
Sutherfield ka kërcënuar Turqinë me sanksione të ashpra nëse vendos të blejë më shumë armë nga Rusia. “Nëse Turqia nënshkruan një marrëveshje të re tregtare-ushtarake me Rusinë sanksionet do të jenë më të rënda”, ka thënë ai.