ShBA kërcënon me sanksione Iranin
12 prill 2018
| 15:01
Sekretari amerikan i Thesarit, Steven Mnuchin ka sinjalizuar se Shtetet e Bashkuara mund të vendosin sanksione “shumë të forta” ndaj Iranit, teksa presidenti amerikan, Donald Trump dëshiron t’i adresojë, ato që ai i cilëson si “të meta” në marrëveshjen bërthamore mes Teheranit dhe fuqive botërore të arritur në vitin 2015.
Mnuchin, duke dhënë dëshmi para një nënkomiteti të Dhomës së Përfaqësuesve, ka thënë se masat mund të përfshijë sanksione ndaj Iranit dhe entiteteve të tjera që bëjnë biznes me këtë shtet.
Ai ka thënë se beson se sanksione të tilla do të kenë “ndikim të fuqishëm” në ekonominë iraniane.