ShBA: Kosova, lidere në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit

18 korrik 2021 | 12:16

Shtetet e Bashkuara e kanë përgëzuar Kosovën për riatdhesimin e shtetasve të saj nga zonat e konfliktit në Siri, duke thënë se Kosova është lidere në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit.

Të shtunën, më 17 korrik, Kosova riatdhesoi 11 shtetas nga zonat e konfliktit në Siri.

“Kthimi i këtyre shtetasve demonstron vullnetin e Kosovës që të marrë përgjegjësi për shtetasit e saj, teksa vendos shembull edhe për të tjerët. Kosova është lidere në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit”, thuhet në një postim në “Twitter” të Ambasadës amerikane në Prishtinë.

Të shtunën, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tha se me kthimin e shtetasve të saj nga Siria, Kosova kryen përgjegjësitë ndaj qytetarëve të saj, por edhe ndaj Koalicionit Global për mposhtjen e grupit militant Shteti Islamik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Themelore në Pejë ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë për…