SHBA largohet nga drejtimi i grupit të aleatëve kryesorë të Ukrainës, ia lënë këtë rol Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe

11 prill 2025 | 21:28

Shtetet e Bashkuara nuk do të kryesojnë më Grupin e Kontaktit të Mbrojtjes për Ukrainën (UDCG), duke ia lënë këtë rol Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe, njoftoi ministri holandez i Mbrojtjes, Ruben Brekelmans.

Sipas tij, është një hap i rëndësishëm që evropianët po marrin më shumë përgjegjësi, ndërsa SHBA mbetet ende pjesë e grupit. UDCG, i njohur edhe si Grupi Ramstein, përbëhet nga 57 vende, përfshirë të gjitha anëtarët e NATO-s dhe BE-së, dhe është themeluar për të koordinojë ndihmën ushtarake ndaj Ukrainës.

Kjo lëvizje vjen mes sinjaleve për zvogëlim të rolit të SHBA-së në NATO dhe mundësisë së tërheqjes së trupave amerikane nga Evropa, ku aktualisht janë të stacionuar rreth 100,000 ushtarë.

Brekelmans bëri thirrje për bashkëpunim të ngushtë transatlantik nëse SHBA zgjedh të riorientojë burimet drejt Indo-Paqësorit apo brenda vendit, duke theksuar se ruajtja e angazhimit amerikan në NATO mbetet thelbësore për sigurinë e Evropës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, pas zgjedhjeve…