ShBA leksion Spanjës në miqësore
ShBA mposhti Spanjën në një miqësore që fare mirë mund të përsëritet në finalen e Lojërave Olimpike.
Ekipi i drejtuar nga Greg Popovich duket se tashmë është konturuar pas dy miqësoreve të para ku nuk shfaqi më të mirën dhe në Las Vegas tregoi ndaj” La Furia Roja-s” me fitoren 83-76 që “dream team” vazhdon të jetë skuadra favorite për medaljen e artë olimpike në basketboll për meshkuj.
Segmenti i parë nisi më mirë për SHBA, por më tej Spanja reagoi dhe fraksioni u mbyll 18-14 për amerikanët. Në periodën e dytë ndeshja ishte më e ekulibruar aq sa dy ekipet shkuan në pushim me vetëm 2 pikë diferencë në favor të spanjollëve.
Në fraksionin e tretë Keldon Johnson mori mbi vete dritat e skenës. Lojtari i San Antonios, i ardhur së fundmi në kombëtare shënoi 10 nga 15 pikët e tij total në këtë hapësirë duke bërë që diferenca të shkonte në +7 për SHBA-në. Në periodën e fundit “Dream Team” e bëri të qartë që janë skuadra më e mirë dhe me 13 pikët e Lavine siguruan fitoren në këtë miqësore, ku ndër të tjerë ishte protagonist edhe Damian Lillard me 19 pikët e tij.
Trajneri italian i Spanjës Sergio Scariolo e pranoi diferencën pas ndeshjes duke deklaruar se është e kotë të ushqejmë shpresa sepse medalja e artë do t’i shkojë amerikanëve.