SHBA mbështet vendimin e Britanisë për dëbimin e diplomatëve rusë

15 mars 2018 | 08:37

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se Mbretëria e Bashkuar mbështet vendimin e saj për të dëbuar 23 diplomatë rusë.

Kryeministrja britanike, Theresa May, ka thënë se diplomatët do të dëbohen pasi Moska ka refuzuar të japë shpjegime se si një agjent nervor, prodhim rus, është përdorur për të helmuar një ish-spiun rus dhe vajzën e tij në Britani, më 4 mars.

Moska vazhdon të mohojë çdo përfshirje në sulm.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders, ka akuzuar Rusinë për minimin e sigurisë së vendeve në gjithë botën.

Sanders tha përmes një deklarate se Shtetet e Bashkuara duan të sigurojnë se “ky sulm i neveritshëm nuk ndodh më”.

Ish-spiuni rus, Sergei Skripal, dhe vajza e tij Yulia mbeten në gjendje kritike për jetën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, vlerëson se me miratimin e…