ShBA: Mbështetje unanime për protestuesit iranianë
10 janar 2018
| 10:46
Dhoma Përfaqësuese e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), gati unanimisht e ka miratuar një rezolutë në mbështetje të protestuesve antiqeveri në Iran dhe e ka dënuar goditjen e autoriteteve të Iranit ndaj pjesëmarrësve të demonstratave dyjavore.
Ky legjislacion mbrëmë vonë është mbështetur me 415 vota për dhe vetëm dy kundër.
Dhoma Përfaqësuese “qëndron me popullin e Iranit, që është i angazhuar në protestat legjitime dhe paqësore kundër regjimit shtypës dhe të korruptuar” dhe dënohen “abuzimet serioze të të drejtave të njeriut kundër popullit të Iranit” nga ana e qeverisë, theksohet në këtë rezolutë.
Dhoma Përfaqësuese, po ashtu, i ka bërë thirrje presidentit amerikan, Donald Trump, vendosje të sanksioneve të reja kundër Iranit. (Rel)