SHBA, mbi 13,600 të prekur/ DASH i kërkon amerikanëve kudo në botë që të kthehen në shtëpi

20 mars 2020 | 10:06

Departamenti Amerikan i Shtetit nxori një njoftim ku i këshillon amerikanët të mos udhëtojnë jashtë vendit, një paralajmërim i paprecedent. Në udhëzimin e ri, amerikanëve u bëhet thirrje të kthehen në SHBA, ose të qëndrojnë brenda, kudo që të ndodhen jashtë vendit. “Atje ku ekziston mundësia, amerikanët që ndodhen jashtë të kthehen në SHBA,” tha DASH.

Në Shtetet e Bashkuara, më shumë se 13,600 njerëz kanë testuar pozitivë për koronavirusin. Të paktën 200 kanë vdekur, një rritje prej rreth 40 për qind nga shifrat e publikuara të mërkurën. Sipas të dhënave, 106 janë personat e shëruar. Disa ekspertë thonë se shifra e të infektuarve mund të jetë shumë më e lartë, pasi testimet që bëhen janë shumë pak.

Shteti i Nju Jorkut testoi te merkuren 8,000 njerëz për koronavirus, grupi më i madh i të ekzaminuarve deri tani në Shtetet e Bashkuara. Guvernatori tha të enjten se ka të ngjarë që ky testim masiv të çojë në një rritje të ndjeshme të rasteve me koronavirus, pasi të jenë marrë rezultatet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, i ka dhënë edhe një…