ShBA me sytë drejt pranisë së vazhdueshme në Hënë
28 gusht 2018
| 21:20
Shtetet e Bashkuara të Amerikës po kthejnë vëmendjen nga Hëna për krijimin të një pranie të vazhdueshme në orbitën e satelitit, pas vitit 2020, deklaroi zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence për NASA-n.
“Misionet hënore do të duhet t’u paraprijnë atyre të Marsit”, shtoi ai.
Presidenti Donald Trump nënshkroi Strategjinë Amerikane të Hapësirës më 1 dhjetor 2017, duke i bërë thirrje NASA-s ta përqendronte programin e fluturimit të hapësirës në Hënë.
“Ne gjithashtu po planifikojmë të ndërtojmë një stacion të vogël hapësinor të destinuar për orbitën hënore, që do të përdoret si bazë për kërkime, për misionet e mundshme në sipërfaqen hënore dhe si një parakalim për fluturimet e ardhshme ndërplanetare”, theksoi NASA.