SHBA miraton projektligjin | Inteligjenca Artificiale nuk do mund të lëshojë armë bërthamore
Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së tashmë e ndalon AI që të lëshojë në mënyrë autonome armë bërthamore.
Por frika se Inteligjenca Artifiaciale mund të japë komanden për një shpërthim të mundshëm berthamor ka bërë që ligjvënësit shtetërorë të bien dakord që ndalimi i saj duhet të përfshihet në ligj.
Projektligji, i quajtur Block Nuclear Launch nga Autonomous AI , synon të parandalojë përdorimin e fondeve federale për të lëshuar armë bërthamore duke përdorur sisteme armësh autonome që nuk kanë kontroll njerëzor.
Projektligji thekson gjithashtu se asnjë sistem autonom pa kontroll njerëzor nuk do të jetë në gjendje të lëshojë një armë bërthamore ose të zgjedhë ose godasë objektiva.
Çdo vendim për lëshimin e një arme bërthamore nuk mund të merret nga inteligjenca artificiale.
Megjithëse përdorimi autonom i AI për të lëshuar armë bërthamore është tashmë i ndaluar, SHBA shpreson se ligji i ri do të joshë Rusinë dhe Kinën në angazhime të ngjashme.