ShBA mirëpret vendimin e Kosovës për pranimin e propozimit të BE-së

07 shkurt 2023 | 11:26

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, Jeffrey Hovenier ka thënë sot se ShBA-të mirëpresin vendimin e Kosovës për të pranuar në parimin Planin e Bashkimit Evropian për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi.

Hovenier në një postim në “Twitter” shkruan se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të ofrojnë mbështetjen e plotë për dialogun e lehtësuar nga BE-ja.

“Shtetet e Bashkuara inkurajohen dhe mirëpresin vendimin e Kosovës për të pranuar në parim propozimin e BE-së dhe ne do të vazhdojmë të ofrojmë mbështetjen tonë të plotë për dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Marrëveshja e përkohshme do të sjellë përfitime të konsiderueshme si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë”, ka shkruar ambasadori amerikan.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një 35-vjeçar është proceduar penalisht nga policia në pikën kufitare…