ShBA ndihmon dy herë më shumë Ukrainën sesa shtetet e BE-së
Shtetet e Bashkuara të Amerikës po e ndihmojnë më së shumti shtetin ukrainas në luftën kundër pushtuesit rus.
Eurodeputeti belg, Guy Verhofstadt ka publikuar në rrjetet sociale disa statistika teksa shihet çartë se SHBA-të kanë ndihmuar Ukrainën në aspektin financiar, ushtarak dhe humanitare.
“Mos efikasiteti i Evropës në këtë krizë vazhdon të më fryjë mendjen. SHBA i jep dy herë më shumë mbështetje ukrainasve sesa së bashku shtetet anëtare të BE”, ka shkruar ai në Twitter.
Evropa është e ngadaltë me premtimet, por edhe më e ngadalshme për t’i përmbushur ato, shtoi belgu.
“Krahasuar me atë që ne shohim që vjen nga Moska, ky është amatorizëm politik dhe çmenduri gjeopolitike”, pohoi europarlamentari.
Nërkohë, shtetet e G7 kanë premtuar se do ta ndihmojnë edhe më tej Ukrainën pas rinisjes së sulmeve të Rusisë.
G7 përbëhet nga shtatë ekonomitë më të mëdha “të avancuara”. Ai përfshin Kanadanë, Francën, Italinë, Gjermaninë, Japoninë, Britaninë e Madhe dhe SHBA-në.
Kina nuk përfshihet pasi nuk konsiderohet një ekonomi e përparuar në mënyrën se si janë vendet e tjera. Rusia ishte pjesë e grupit, por u përjashtua pas aneksimit të Krimesë në vitin 2014.
Europe’s ineffectiveness in this crisis keeps blowing my mind ?
US gives 2x support to ?? than EU + Member States combined
Europe is slow to pledge and even slower to deliver
Compared with what we see coming from Moscow this is political amateurism & geopolitical madness pic.twitter.com/vg0EDmtErH
— Guy Verhofstadt (@guyverhofstadt) October 11, 2022