ShBA ndihmon spitalin e Gjakovës me një CT
02 dhjetor 2020
| 17:52
Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) nëpërmjet Komandës ushtarake për Evropë i kanë dhuruar të mërkurën Spitalit të Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë një skaner- tomografi kompjuterike (CT).
Në ceremoninë e pranim – dorëzimit e këtij donacioni të kësaj pajisjeje mori pjesë edhe ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, bashkë me kolonelin Stephen A. Rose dhe Majorin Tomothy Halbur.
ShBA përmes misioneve të saja civile dhe ushtarake e ka ndihmuar Kosovën gjatë pandemisë me respiratorë̈, pajisje termo-skanerë, pajisje mbrojtëse profesionale për personelin shëndetësor, po edhe me ndihma të tjera.