SHBA nxjerr pamjet e stërvitjes ushtarake duke shpëtuar njerëz në det

11 maj 2021 | 18:59

Në Portin e Durrësit po vijon stërvitja më e madhe ushtarake e NATO-s “Defender Europe 21” ndërsa ambasada amerikane ka publikuar pamjet e momenteve të trajnimit të forcave shqiptare.

“Anija e Furnizimit Logjistik e Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara James A. Loux zhvilloi manovra dhe trajnime stërvitore në detin Adriatik pranë Durrësit fundjavën e kaluar. Trajnimi i ekuipazhit përfshiu ushtrime për fikjen e zjarrit dhe shpëtimin e njerëzve në det.

Një varkë shpëtimi u nis nga anija për të marrë një anëtar të bordit të ekuipazhit, i cili simulonte mbytjen në det.

Anija James A. Loux është në Portin e Durrësit për Stërvitjen Defender Europe 21, si pjesë e operacionit të përbashkët të logjistikës nga deti në breg, për të transportuar automjete dhe pajisje ushtarake nga anija e Marinës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës Bob Hope në Shqipëri” shkruan ambasada e SHBA-së.

https://fb.watch/5qslZ1Hjef/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambicia kryesore e projektit të PSG-së është ta fitojnë titullin…