ShBA po prin bindshëm në Lojëra Olimpike ‘Paris 2024’
08 gusht 2024
| 11:14
Paraqitja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Lojërat Olimpike “Paris 2024” lirisht mund të quhet tjetër nivel.
Ekipi olimpik i ShBA-së po prin bindshëm me numrin e medaljeve të fituara. Aktualisht i kanë të fituara 94 medalje, prej tyre 27 të arta, 35 të argjendta dhe 32 të bronzta.
Pas tyre renditet Kina, me 65 derisa e treta është Australia me 42. Kosova aktualisht renditet e 61-ta me dy medalje.
Një e argjendtë dhe një e bronztë, është rezultati i paraqitjes së sportistëve tanë në kryeqendrën franceze. Medaljet u rrëmbyen nga xhudistet, Distria Krasniqi dhe Laura Fazliu. Lojërat Olimpike kanë nisur më 26 korrik dhe do të zgjasin deri më 11 gusht.