SHBA pranon se ka ‘gisht’ në rrëzimin e Assad-it. Blinken: Kishim kontakt të drejtpërdrejtë me rebelët

14 dhjetor 2024 | 21:58

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë patur një “kontakt të drejtpërdrejtë” me rebelët fitimtarë të Sirisë, Hayat Tahrir al-Sham – pavarësisht se e kanë cilësuar grupin si terroristë, tha sot sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

Blinken bëri thirrje për unitet ndërkombëtar për arritjen e një tranzicioni paqësor në Siri.

“Ne kemi qenë në kontakt me HTS dhe palët e tjera”, u tha Blinken gazetarëve pas bisedimeve me diplomatet nderkombetare për te ardhmen e Sirisë, në vendpushimin jordanez Akaba, në Detin e Kuq.

Ai nuk dha detaje se si ishte realizuar kontakti, por kur u pyet nëse SHBA-ja kishte kontaktuar drejtpërdrejt, ai tha: “Po, kontakti ishte i drejtpërdrejtë”.

Blinken tha se kontakti ishte pjesërisht i lidhur me kërkimin për Austin Tice, gazetarin amerikan i cili u rrëmbye në vitin 2012, në fillim të luftës brutale civile.

“Ne kemi bërë presion mbi të gjithë ata që kemi qenë në kontakt – për të gjetur Austin Tice dhe për ta sjellë atë në shtëpi”, tha Blinken.

Ai tha se në dialogun me HTS, Shtetet e Bashkuara të Amerikës “ndanë parimet” për Sirinë që ai i ka paraqitur publikisht.

Në Akaba, Blinken mori pjesë në bisedimet – që mblodhën së bashku diplomatë të lartë arabë dhe evropianë, si dhe Turqinë, mbështetësi kryesor i grupeve rebele në Siri.

Blinken tha se pas bisedimeve do të kishte një deklaratë të përbashkët – në të cilën ishte rënë dakord që procesi i tranzicionit të udhëhiqej nga Siria – dhe të krijohej një qeveri gjithëpërfshirëse dhe përfaqësuese.

“Të drejtat e të gjithë sirianëve, duke përfshirë minoritetet dhe gratë, duhet të respektohen. Ndihma humanitare duhet të jetë në gjendje të mbërrijë te njerëzit që kanë nevojë”, tha Blinken.

Blinken tha se gjatë bisedimeve gjithashtu, ishte rënë dakord që “institucionet shtetërore” duhet të vazhdonin të ofronin shërbime thelbësore.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur sanksione ndaj industrisë…