ShBA presion Zelenskyt: Ulu në tryezë me Putinin
Presioni i Shtëpisë së Bardhë ndaj presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, vijon edhe me tone më të forta. SHBA-të i kanë kërkuar presidentit ukrainas, që të tregojë vullnet dhe shenja hapjeje për nisjen e bisedimeve për paqe me Rusinë, në vend që të refuzojë negociatat për sa kohë që presidentit Vladimir Putin të jetë në detyrë.
“Washington Post” citon disa burime zyrtare anonime në lidhje me këtë çështje. Ky presion i SHBA, vjen disa ditë pas irritimit të Joe Biden pas kërkesave të vazhdueshme nga ana e Zelenskyt për më shumë ndihma ushtarake.
Në artikull shkruhet se propozimi i administratës Biden nuk ka si objektiv që të shtyjë Kievin të negociojë, por që t’i garantojë Ukrainës mbështetjen e vendeve të tjera, qeveritë e të cilave janë të kujdesshme në financimin e një konflikti afatgjatë.