SHBA, rritet numri i viktimave nga COVID-19 në 24 orët e fundit
Shtetet e Bashkuara regjistruan në 24 orët e fundit edhe 1,894 viktima nga koronavirusi, të cilat e çojnë në 82,387 numrin e përgjithshëm të tyre.
Shifra paraqet një rritje të mprehtë krahasuar me më pak se 1,000, sa ka qenë në dy ditët paraprake. Numri total i të infektuarve në SHBA aktualisht qëndron në mbi 1.3 milionë.
Eksperti i sëmundjeve infektive atje, Anthony Fauci, paralajmëroi të martën për shpërthime të reja të sëmundjes, nëse masat e izolimit hiqen shumë shpejt.
Nëse udhëzimet federale për rihapjen e ekonomisë nuk ndiqen, “pikat e vogla” do të bëhen shpërthime, tha Fauci, raporton BBC.
Ai foli para një komiteti të Senatit të Shteteve të Bashkuara, përmes një videoonline.
Mesazhi i tij u interpretua si kundërshim i qëndrimeve të presidentit Donald Trump, i cili do që ekonomia amerikane të rihapet sa më shpejt.
Disa shtete amerikane tashmë kanë nisur lehtësimin e masave të izolimit.
Nju Jorku, shteti më i prekur në SHBA, ka paralajmëruar se do t’i relaksojë kufizimet nga data 15 maj.
Me 1.3 milionë njerëz të infektuar me koronavirusi dhe me mbi 82,000 të vdekur, SHBA-ja është vendi më i goditur në botë.