SHBA shpall gjendje emergjente shëndetësore, shkak lia e majmunit
Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden shpalli gjendjen emergjente shëndetësore për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve me linë e majmunit.
“Dua t’iu njoftojë se sot kemi shpallur gjendjen e jashtëzakonshme të shëndetit publik. Ne jemi të përgatitur të çojmë përgjigjen tonë në nivelin tjetër në adresimin e këtij virusi. Ne i bëjmë thirrje çdo amerikani të marrë seriozisht linë e majmunëve dhe të marrë përgjegjësinë dhe të na ndihmojë të trajtojmë këtë virus”, tha sekretari i Departamentit amerikan të Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore, Xavier Becerra.
SHBA-ja ka raportuar më shumë se 6,000 raste të virusit, të cilat shkaktojnë ethe, dhimbje dhe gunga ose plagë në trup.
Ai përhapet përmes kontaktit lëkurë me lëkurë, dhe demografia kryesore e prekur deri më tani kanë qenë meshkujt homoseksualë dhe biseksualë.
Zyrtarët amerikanë kanë qenë nën vëzhgim për një përgjigje të ngadaltë ndaj shpërthimit në rritje, veçanërisht për shkak se vaksinat për virusin tashmë ekzistojnë.