ShBA-të e përgëzojnë Kosovën për kthimin e 110 shtetasve të saj nga Siria
Pas riatdhesimit të 110 shtetasve të Kosovës nga Siria, ka reaguar Ambasada e ShBA-së në Prishtinë, të cilët me anë të një komunikate për media e kanë përgëzuar Kosovën për këtë hap të ndërmarrë.
“ShBA-të e përgëzojnë Kosovën për kthimin e 110 shtetasve të saj nga Siria: katër prej të cilëve supozohet të kenë qenë luftëtarë të ISIS-it dhe të tjerë, gra dhe fëmijë. Me këtë riatdhesim, Kosova po vendos një standard të rëndësishëm për të gjithë anëtarët e Koalicionit Global për të mposhtur ISIS-in dhe bashkësinë ndërkombëtare në ndjekjen e së njejtës rrugë. I duartrokisim bashkëndjenjës së treguar për të pranuar kthimin të këtij numri të madh të civilëve.
SHBA-të mbesin mirënjohëse ndaj Forcave Demokratike të Sirisë për mbështetjen e tyre në riatdhesim dhe për vazhdimin e mbajtjes humane nën arrest të të qindra luftëtarëve të ISIS-it nga dhjetra vende tjera”, është thënë në deklaratën e Ambasadës së ShBA-së në Prishtinë.