SHBA-të i bëjnë thirrje qytetarëve amerikan të ikin menjëherë nga Bjellorusia

21 gusht 2023 | 19:46

Ambasada Amerikane në Minsk, në një alarm të publikuar në faqen e saj të internetit, ka ftuar qytetarët amerikanë të mos udhëtojnë në Bjellorusi për shkak të mbështetjes së vazhdueshme që lideri bjellorus, Alexander Lukashenko i ofron Moskës në konfliktin ukrainas, zbatimit arbitrar të ligjeve lokale, rrezikut të trazirave dhe ndalimi.

Qytetarëve amerikanë që ndodhen në vend ndërkaq, u kërkohet të largohen menjëherë, duke përdorur avionin ose një nga katër vendkalimet ende të hapura me Lituaninë, pasi Vilnius mbylli dy prej tyre ditët e fundit.

Situata në Bjellorusi ka qenë edhe më e rëndë për faktin se është raportuar që Moska ka dërguar armë bërthamore në territorin bjellorus, në kufi me Ukrainën.

Sipas Lukashenkos, këto armë janë më shumë për mbrojtjen e vendit dhe jo për sulme ndaj kundërshtarëve politikë.

Por, njëkohësisht, edhe strehimi i forcave mercenare Wagner në Bjellorusi, ka sjellë trazira të shumta, duke përçuar një rrezikshmëri edhe për vende kufitare si Polonia, e cila ka rritur gatishmërinë në kufi me forca shtesë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka thënë që ka…