ShBA-të i tërheqin vërejtjen Rusisë për pengimin e anijeve në Ukrainë
30 gusht 2018
| 22:37
Departamenti i shtetit amerikan i ka bërë thirrje Rusisë që ta ndalojë presionin ndaj anijeve ndërkombëtare në Detin Azov dhe Kerç Strait.
“Shtetet e bashkuara e shohin këtë veprim si përpjekje të Rusisë për të destabilizuar Ukrainën”, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.
“Veprimet e Rusisë për të penguar transitin detar janë tregues të mëtejshëm të fushatës së saj për të destabilizuar Ukrainën.
“Këto veprime shfaqin mosrespektimin e saj për normat ndërkombëtare”, ka deklaruar zëdhënësja e departamentit, Heather Nauert.
Gjatë javëve të fundit, Rusia i ka penguar të paktën 16 anije tregtare që të arrijnë në portet e Ukrainës.