ShBA-të lejojnë qytetarët të udhëtojnë drejt Kosovës pas përmirësimit të situatës me Covid-19
14 tetor 2020
| 15:08
Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka mirëpritur faktin që Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Udhëzuesin e udhëtimeve të qytetarëve amerikanë jashtë shtetit ka hequr Kosovën nga Niveli 4, në të cilin qytetarët amerikanë këshilloheshin të mos udhëtojnë në Kosovë, duke kaluar në Nivelin 3, “për ri-konsiderim të udhëtimit”.
Sipas njoftimit të MSH-së, kjo vije pas përmirësimit të situatës epidemiologjike lidhur me Covid-19 në Kosovë.
Ky vendim është publikuar edhe në faqen Covid-19 të Departamentit Amerikan të Shtetit, ku jepen udhëzime për qytetarët amerikanë me rastin e planifikimit të ndonjë udhëtimi jashtë shtetit.