
SHBA u vendos kufizime të vizave zyrtarëve të Partisë Komuniste në Kinë
28 qershor 2020
| 21:53
Sekretari i Shtetit amerikan, Mike Pompeo, ka thënë se Washingtoni u ka vendosur kufizime të vizave, zyrtarëve të Partisë Komuniste në Kinë, pasi besohet të jenë përgjegjës për frenimin e lirisë në Hong Kong.
Sipas mediave të huaja, Pompeo tha se sanksionet ishin vendosur për zyrtarët e tanishëm dhe atyre të mëparshëm të partisë.
Ai u shpreh se masa pasoi në bazë të paralajmërimit të presidentit amerikan, Donald Trump, për të ndëshkuara Pekinin për një ligj të propozuar që mund të prishë autonominë e Hong Kongut.
Me këtë rast Kina reagoi duke thënë se vendimi i SHBA-së nuk ishte i duhur dhe duhet të tërhiqet. /Telegrafi/