SHBA: Vdes 30-vjeçari pasi mori pjesë në ‘ahengun COVID-19’, mendonte se virusi ishte një mashtrim
“Unë mendoj se kam bërë një gabim. Mendova se kjo ishte një mashtrim, por nuk është ashtu”.
Këto ishin fjalët e fundit të një pacienti 30-vjeçar, i cili vdiq në Spitalin Metodist të San Antonios këtë javë pasi mori pjesë në të ashtuquajturën “ahengu COVID-19”.
Sipas spitalit, pacienti i paidentifikuar iu tregoi infermierëve për festën, për të cilën mendohet se ishte pritur nga dikush i diagnostikuar me COVID-19.
“Mendimi është që njerëzit po grumbullohen për të parë nëse virusi është i vërtetë dhe nëse dikush infektohet”, tha Jane Appleby, mjeke kryesore në Spitalin Metodist, përcjell Telegrafi.
Qarku Bexar, ku ndodhet San Antonio, aktualisht ka 18,602 raste të konfirmuara me COVID-19, ku vetëm ditën e premte janë shtuar 923 raste të reja.
“Festat Covid-19” në SHBA, shpërblehet kush infektohet i pari