SHBA vendos sanksione të reja ndaj Iranit

10 janar 2020 | 21:30

SHBA zbuloi sot sanksionet e reja të njoftuara kundër Iranit, pas sulmit raketor ndaj forcave amerikane në Irak, deklaruan sot Sekretari i Thesarit, Steven Mnuchin dhe Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo.

“Sanksionet do të prekin persona që zotërojnë, operojnë, bëjnë tregti ose ndihmojnë sektorë të ekonomisë iraniane, përfshirë ndërtimin, prodhimin, tekstilet dhe minierat”, deklaroi Mnuchin në Shtëpinë e Bardhë.

Mnuchin shtoi se masat përfshijnë 17 sanksione kundër prodhuesve më të mëdhenj të çelikut dhe hekurit në Iran dhe tetë zyrtarëve të lartë iranianë.

Pompeo theksoi se sanksionet, të shpallura fillimisht nga presidenti i SHBA-së Donald Trump, do të privojnë regjimin nga miliarda të ardhura./kp

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KB Peja nuk po ndalet me transferime, ata kanë arritur…