SHBA zbut tonet me Kanadanë, njofton anulimin e dyfishimit të taksës ndaj metaleve kanadeze

11 mars 2025 | 23:00

Përveç këshilltarit të lartë të tregtisë amerikane Peter Navarro, Sekretari i Tregtisë Howard Lutnick tani ka konfirmuar gjithashtu se Shtëpia e Bardhë nuk do të vendosë tarifa 50% për çelikun dhe aluminin kanadez, sipas BBC-së.

Trump sugjeroi më herët ditën e sotme se një dyfishim në tarifat 25% mund të ndodhë sot.

Ndërkohë, tarifat origjinale prej 25% do të hyjnë në fuqi të mërkurën tha Lutnick.

Kujtojmë se kryeministri i Ontarios njoftoi gjithashtu më herët se ka pezulluar taksën 25% energjinë që kishte vendosur ndaj SHBA-së dhe shtoi se ka kërkuar një takim me zyrtarët amerikan në Uashington.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Interi ka kaluar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, pasi…