ShBA zhvillon bisedime me Turqinë për marrëveshjen e grurit

06 gusht 2023 | 12:12

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka komunikuar me ministrin e Jashtëm turk Hakan Fidan për perspektivat e ringjalljes së marrëveshjes tashmë të dështuar të grurit të Detit të Zi gjatë një telefonate, ka zbuluar një burim turk.

Mediat e huaja raportojnë se diplomatët diskutuan marrëveshjen, e cila skadoi muajin e kaluar, si dhe NATO-n dhe një proces të mundshëm normalizimi midis Azerbajxhanit dhe Armenisë.

Më herët, ministri i jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba zhvilloi gjithashtu një telefonatë me homologun e tij turk, ku “theksoi ndikimin e dëmshëm të tërheqjeve të Rusisë në vendet afrikane dhe sigurinë globale të ushqimit”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
U diskualifikua nga juria nën arsyetimin se kishte goditje të…