ShBK mirëpret miratimin e projektligjit për nënshkrimin elektronik

30 qershor 2021 | 13:15

Me rastin e miratimit të projektligjit për identifikimin elektronik dhe shërbimet e besuara në transaksionet elektronike nga Qeveria e Republikës së Kosovës, Shoqata e Bankave të Kosovës (ShBK), e ka mirëpritur miratimin e këtij projektligji.

“Dixhitalizimi i shërbimeve kontribuon drejtpërdrejtë në qëndrueshmërinë ekonomike dhe sociale, andaj krijimi i një mjedisi të përshtatshëm që ofron sigurinë e transaksioneve elektronike është një domosdoshmëri për zhvillimin e ekonomisë dixhitale. Shoqata e Bankave të Kosovës ka punuar dhe ka avokuar në çështjen e identifikimit elektronik dhe nënshkrimit elektronik për disa vite me radhë, dhe kjo çështje ka qenë një nga prioritetet kryesore për avokim tek institucionet dhe autoritetet përkatëse shtetërore me anë të grupeve punuese”, është thënë në komunikatën e ShBK-së.

Sipas ShBK-së, miratimi i kornizës së re ligjore të identifikimit elektronik dhe shërbimeve të besuara në transaksionet elektronike do të jetë ndihmë e madhe juridike ndaj bizneseve, konsumatorëve dhe shoqërisë duke eliminuar barrierat e mëparshme për zbatim konkret.

 

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia Kundër Korrupsionit ka bërë me dije se nuk ka…