ShBK ndanë donacion prej 50,000 eurosh për të mbështetur procesin e vaksinimit në Kosovë

28 shtator 2021 | 14:03

Kryeshefi Ekzekutiv i Shoqatës së Bankave të Kosovës, Petrit Balija në emër të bankat anëtare, kanë nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi me përfaqësuesin e Ministrisë së Shëndetësisë Faik Hoti, përmes së cilës marrëveshje u bë e ditur se bankat kanë ndarë shumën prej 50,000 eurosh për të mbështetur procesin e vaksinimit në Kosovë.

“Për të mbështetur procesin e vaksinimit dhe personelin shëndetësor, bankat komerciale të Kosovës po japin një kontribut të çmuar. Në qershor të këtij viti kemi dhënë një donacion me pajisje për nënshkrimin dixhital në qendrat e vaksinimit në tërë Kosovën, ndërsa tani bankat komerciale kanë ndarë një tjetër donacion në vlerë monetare prej 50,000 euro. Duke qenë se vaksinimi është përgjigjja në luftën kundër pandemisë, të gjithë duhet të bëjmë më shumë për të mbështetur këtë proces”, është shprehur Balija.

Udhëheqës i Divizionit të Komunikimit me Publikun në Ministri të Shëndetësisë Faik Hoti, ka thënë se janë mirënjohës për këtë donacion

“Si Ministri e Shëndetësisë, jemi shumë mirënjohës për këtë donacion dhe për ndihmën e vazhdueshme që sektori bankar po jep për të luftuar pandeminë. Ky donacion do të pranohet nga Ministria e Shëndetësisë dhe do të vendoset në dispozicion të personelit mjekësor dhe vullnetarëve të ekipeve të vaksinimit në Kosovë”, u shpreh Hoti.

Tutje, Shoqata e Bankave të Kosovës bën thirrje për qytetarët që të vaksinohen më qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombëtarja e Suedisë e ka publikuar listën e lojtarëve për…