
Shea: Marrëveshja Kosovë-Kroaci-Shqipëri s’është e drejtuar kundër Beogradit
Ish-zëdhënësi i NATO-s, Jamie Shea ka folur për marrëveshjen e cila u nënshkrua disa ditë më parë në Tiranë nga ministrat e Mbrojtjes të Kosovës, Kroacisë dhe Shqipërisë.
Shea ka thënë se është domethënëse që vendet e tjera në rajon kanë treguar shpejt një interes për t`iu bashkuar marrëveshjes trepalëshe.
Ai ka deklaruar se ajo marrëveshje s’është e drejtuar kundër Beogradit.
“Të tre vendet e kanë bërë të qartë se marrëveshja e tyre e mbrojtjes nuk është e drejtuar kundër Beogradit, por është krijuar për të rritur bashkëpunimin mes tyre. Është domethënëse që vendet e tjera në rajon kanë treguar shpejt një interes për t’iu bashkuar marrëveshjes trepalëshe. Është inkurajuese që vendet e rajonit po marrin më shumë përgjegjësi për sigurinë e tyre dhe e bëjnë këtë duke ndihmuar njëri-tjetrin”, tha Shea për RTK.
Kosova, Shqipëria dhe Kroacia ditën e sotme kanë publikuar tekstin e plotë të marrëveshjes për aleancë ushtarake, e cila u nënshkrua nga ministrat e Mbrojtjes të tri shteteve më 18 mars në Tiranë.