Shea për Rubion si sekretar Shteti: S’pres që ai të shqetësohet veçanërisht për Kosovën

18 nëntor 2024 | 13:16

Jamie Shea, ish-zëdhënësi i NATO-s gjatë luftës në Kosovë, nuk pret që me ardhjen e Marco Rubio në postin e top-diplomatit amerikan, ky i fundit të jetë i interesuar veçanërisht në çështjet rajonale dhe Kosovën.

Kjo pasi, sipas tij, Rubio nuk e njeh prej se afërmi historinë e rajonit.

“Duhet të presim që Rubio të konfirmohet nga Senati, por kjo nuk duhet të jetë problem pasi emërimi i tij ka qenë më pak i diskutueshëm se ai i shumë kandidatëve të tjerë të Trumpit. Rubio ka një përvojë të marrëdhënieve ndërkombëtare, por interesi i tij dërrmues ka qenë për Kinën dhe Amerikën Latine”.

“Ai nuk ka historikun e Antony Blinken në Evropë, BE dhe NATO. Kështu që nuk pres që ai të jetë veçanërisht i shqetësuar për Ballkanin Perëndimor dhe Kosovën”, i ka thënë Shea gazetës “Blic”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku ka bërë të…