Sheffield-Tottenham, 1-3
17 janar 2021
| 17:00
Tottenham Hotspur e mposhti sot Sheffield United (1-3), në ndeshjen e Premier Ligës që u zhvillua në “Bramall Lane”.
Pas pesë minutave lojë, Serge Aurier realizoi për 0-1. Ndërsa kapiteni Harry Kane e shfrytëzoi një asistim të Pierre-Emile Hoejbjerg për të 0-2, pak minuta pa përfunduar pjesa e parë e ndeshjes.
Në minutën e 59-të, vendasit e ngushtuan epërsinë në 1-2 me golin e shënuar nga David McGoldrick. Tre minuta me vonë Tanguy Ndombele e vulosi rezultatin final 1-3.
Nga ora 17:30 zhvillohet derbi i kësaj xhiro mes Liverpoolit dhe Manchester United.
/Epoka e re/