Shefi ekzekutiv i kompanisë së dytë më të madhe të naftës në Rusi jep dorëheqjen
Shefi ekzekutiv i kompanisë së dytë më të madhe të naftës në Rusi ka dhënë dorëheqje, raporton Skynews.
Vagit Alekperov konsiderohet si një nga njerëzit më të pasur në botë.
Nëpërmjet një deklarate Vagit Alekperov tha se do të largohet nga posti i drejtorit dhe presidentit të kompanisë “Lukoil”, duke mos dhënë asnjë shpjegim për vendimin e tij të papritur, sipas medieve ruse.
Vendimi i tij vjen pas njoftimit të Britanisë për të vendosur sanksione të rënda ekonomike ndaj Rusië, dukë përfshire edhe biznesmenin rus që dha dorëheqje.
Sipas një burim për Reuters oligarku rus ka një pasuri prej 16 miliardë dollarësh. Lukoil është kompania e dytë më e madhe e naftës në Rusi pas firmës shtetërore Rosneft, duke prodhuar 2% të naftës së papërpunuar në botë dhe duke punësuar 100,000 njerëz.