Shefi i asamblistëve të PDK-së: Rama u hakmor pasi nuk e përkrahëm për Badovcin
02 shkurt 2024
| 20:12
Shefi i asamblistëve të PDK-së në Prishtinë, Leutrim Retkoceri e quajti hakmarrje shkarkimin e drejtorit, Ilirk Musliut, pasi kjo parti nuk e mbështeti për këmbim të pronave në Badovc.
Ai më tej theksoi se ky vendim nga ana e kryetarit erdhi pasi dolën publikisht se nuk përkrahin këtë këmbim.
“Rama për Badovc u hakmor! Pasi treguam publikisht se PDK nuk mbështet këmbimin e pronave në Badovc me ish-klientët e tij”, ka thwnw Retkoceri.
Shkarkimin e drejtorit të Shërbimeve Publike e quajti revansh edhe nënkryetarja nga radhët e PDK, Donjeta Sahatçiu.