Shefi i BE-së, Konjufcës: Çojeni draft-ligjin e ri për KPK-në në Komisionin e Venedikut
Shefi i zyrës në Kosovë të Bashkimit Evropian, Tomas Szunyog, i ka dërguar një letër krye kuvendarit Glauk Konjufca për draft-ligjin e ri për Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK).
Draft-ligji për KPK-në ishte rrëzuar më herët nga ana e Gjykatës Kushtetuese, megjithëse ishte konsultuar dy herë Komisioni i Venedikut.
Sidoqoftë, edhe me draft-ligjin e ri për KPK-në duket se ka probleme të reja.
Shefi i Zyres së BE-së për Kosovë, Tomas Szunyog, i ka kërkuar krye kuvendarit Glauk Konjufca që përsëri ta dërgojë draft-ligjin e ri për konsultim në Komisionin e Venedikut.
“Marrë parasysh rëndësinë e kësaj iniciative dhe faktit që draft-ligji përfshin dispozita të reja që më parë nuk janë vlerësuar nga Komisioni i Venedikut, unë iu inkurajoj fuqishëm që të (ri) konsultoni Komisionin e Venedikut dhe të siguroheni që rekomandimet e tij janë inkorporuar siç duhet në draft-ligjin e finalizuar”, shkruan në këtë letër Szunyog.
Ai ka shprehur gatishmërinë që edhe zyra e BE-së të ndihmojë me komente dhe asistentë teknike Kuvendin e Kosovës.
Në lidhje me këtë draft-ligj të ri ka pasur një reagim edhe nga ana e Këshillit Prokurorial të Kosovës i cili shprehte pakënaqësi.