Shefi i BE-së në Kosovë i gëzohet lajmit për heqjen e vizave

19 prill 2023 | 16:44

Shefi i Zyrës së  Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Tomas Szunyog, i është gëzuar lajmit që Kosovës i është hequr regjimi i vizave nga ana e BE-së.

Në llogarinë e tij në “Twitter”, ai ka thënë se si student edhe vetë i ka përjetuar kufizimet e udhëtimit.

“Urimet e mia të sinqerta për liberalizimin e vizave shkojnë për të gjithë qytetarët e Kosovës”.

“Duke përjetuar vetë regjime vizash dhe kufizime udhëtimi si student, e di se si ndihesha”.

“Nga 1/1/24 kosovarët nuk do ta kenë më atë ndjenjë, pasi zona Schengen do të hapet për vizita turistike afatshkurtra”, ka shkruar Szunyogu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka falënderuar presidenten e Parlamentit…