Shefi i BE-së në Kosovë i shkon në zyrë Abdixhikut: Opozita të marrë pjesë në proceset demokratike

18 mars 2021 | 16:06

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Tomas Szunyog, ka takuar të enjten kryetarin e ri të LDK-së, Lumir Abdixhiku, të cilin e ka uruar për pozitën e re.

Szunyog ka thënë se është e rëndësishme formimi i shpejt i institucioneve dhe pjesëmarrja konstruktive e opozitës në proceset demokratike.

“E urova kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku për postin e tij të ri. Shpreha rëndësinë e formimit të shpejt të institucioneve të Kosovës dhe pjesëmarrjen konstruktive të opozitës në proceset demokratike. Mezi pres  të kemi bashkëpunim të ngushtë”, ka shkruar ai në llogarinë e vet në “Twitter”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Spanja është bërë shteti i katërt evropian që e ka…